Connect with us

Ndryshe

“Po vijmë ku*vë”! Pse u kërcënua me vdekje prokurorja shqiptare në SHBA?

Published

on

SHBA- Një prokurore shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës po përballet me kërcënime me vdekje, pasi ndoqi penalisht dhe kërkoi dënimin me burg për një burrë, i cili u arrestua pasi po protestonte para një shkolle për përdhunimin e vajzës së tij.

Mediat amerikane shkruajnë se Biberaj është një emigrante myslimane e gjeneratës së parë. Ajo është portretizuar nga faqet e internetit, që i përkasin krahut të djathtë, si prokurore emigrante, e cila ka shënjestruar babain e një viktime përdhunimi në shkollë.

“Kam marrë me dhjetëra kërcënime me vdekje të specifikuara drejt meje. Më së shumti janë kryer nëpërmjet telefonit. Kam marrë një telefonatë në numrin personal ku thuhej fraza “Po vijmë k**vë”. Kam marrë edhe një kërcënim në numrin e zyrës dhe flitej që do të më vrisnin”, tha ajo

Por, cila është ngjarja për të cilën është kryqëzuar prokurorja shqiptare?

Bëhet fjalë për arrestimin e babait të një viktime përdhunimi në një shkollë, i cili u vu në pranga gjatë takimit të bordit të institucionit. Por pas një përleshje zyra e sherifit e arrestoi dhe jo prokuroria.

Prokurorja shqiptare ka thënë se policët nuk ishin në dijeni që i arrestuari ishte babai i një viktime përdhunimi kur e arrestuan. Biberaj ka shtuar se zyra e saj nuk kishte për qëllim që të shënjestronte babain, por ka hapur procedimin penal pas referimeve të bëra nga Sherifi. Ajo ka shtuar se çështja e tij është në apel, ndërsa babai ka thënë se do të padisë Qarkun Loudoun.

Biberaj tashmë është e frikësuar për jetën e vet dhe thuhet se po mendon që të punësojë roje privatë. Ajo është goditur shumë nga grupet e djathta. Biberaj ka reaguar ashpër edhe ndaj kandidatit republikan për guvernator. “Kjo më shqetëson mua, dikush që kandidon për guvernator dhe nuk është i interesuar për sigurinë e komunitetit, por e ndez atë. Kjo duhet ta bëjë atë të papërshtatshëm për të qenë guvernator”, tha ajo./Marrë nga mediat amerikane përshtati gazeta Shqip.

Advertisement



Advertisement

NA NDIQ NË FACEBOOK

Click Here To Join Native Media
Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com