Kosovë
Po mbahen zgjedhje lokale në Maqedoni e Kosovë

Në Maqedoninë e Veriut dhe Kosovë sot mbahen zgjedhjet lokale në të cilat zgjidhen kryetarë komunash dhe këshilltarë apo asameblesitët nëpër komunat.
Votimi në zgjedhjet lokale filloi në orën 7:00 të mëngjesit dhe zgjat pa ndërprerje deri në orën 19:00. Nëse votimi ndërpritet për më shumë se një orë, ai do të vazhdojë për aq kohë sa zgjati ndërprerja, por jo më shumë se tre orë.
Të drejtë vote në Maqedoni kanë 1,824,864 qytetarë, ndërsa në Kosovë sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, për zgjedhjet e sotme janë të regjistruar 1 milion e 885 mijë e 448 emra të votuesve./ZYRTARE.net/

















