Connect with us

Lajme

Platforma urbane për Shkupin shqiptar, më e nevojshme se kurrë!

Publikuar

ANALIZË E ZYRTARE.NET

Nevoja për përgatitjen e një platoforme urbane të harmonizuar mes gjitha partive politike shqiptare në Shkup, për atë se si duhet të duket pjesa shqiptare e kryeqytetit në 20 vitet e ardhshme asnjëherë nuk ka qenë me e duhur.

Nëse krerët e subjekteve politke e kundërshtojnë një ide të tillë, atëherë kjo doemos të iniciohet nga vetë kryetarët e degëve. Kohë me pritë nuk ka. Vetëm një koordinim i mirëfilltë dhe mirë i organizuar e zgjidh problemin shumëvjecar të shqiptarëve në Shkup.

Rrjedha e deritanishme e fushatës politike për zgjedhjet lokale që pritet të mbahen me 17 tetor e vërteton faktin se premtimet e kandidatëve shqiptar për kryetar të komunave janë shumë të ngajshme, por se ato nuk mund të realizohen vetë! Aq më pak në koalicion me VMRO-në apo LSDM-në. Pavarësisht lëvizjeve të vogla këto subjekte nuk e dinë problemin e një shkupjani shqiptar.

Mendimet e tyre për kërkesat e shqiptarëve nuk shkojnë më tepër se në shtrimin e aslfatit apo ndërtimin e trotuareve. Qasje e tyre është e kësaj natyre. Zhvillim jo i barabartë i Shkupit, vazhdon të ndodh edhe sot. Edhe kur në krye të administartës së qyteti është një subjekt politik që e promovon idenë për “shoqëri qytetare”, por se në shumë raste është dëshmuar se refuzon të mbështes aso buxheti i cili zgjidh shumë problem në pjesën veriore të Shkupit. Premtimet për zgjidhjen e problemit të parkingut në lagjet shqiptare (kandidatët shqiptarë) dhe idea e Petre Shilegovit, për ndërtimin e tunelit (Kisella Vodë-Karposh në ndërtim e sipër), dhe më këtë krijimin e zonës më të madhe për këmbësore në Shkup, e tregojnë pasqyrën reale të ndërtimit të Shkupit. Kësisoj, nuk mund t’a dëgjosh as Shilegovin apo Danella Arsovskën, se s’i flasin për investime serioze kapitale në “lagjet mesjetare” të Shkupit., përcjell ZYRTARE.net

Partitë shqiptare me mbështetjen e sektorit civil, ekspertëve të ambientit jetësore, inxhinierëve dhe arkikteve duhet urgjentisht të fillojnë me përgatitjen e platformës urbane. Problemet aktuale me ngarkesën e lagjeve dhe kaosit në komunikacionin, mungesën e institucioneve arsimore dhe kulturore, mund të zgjidhen vetëm nëse ju paraprinë me analiza të shëndosha. Ideja për banesa kolektive në Seravë dhe Gazi Babë, është tregues i majftueshëm se edhe më tepër është keqësuar jeta e banorëve të këtyre mëhallave. Pra, neven na nevoitet zgjidhje më creative dhe investime serioze. Jo, të asaj natyre blej dy-tre shtëpi e ngritë një ndërtesë në formë “napolitanke. Gjithsesi se në plaftormën urbane duhet të përfshihen edhe kujdesi për pamjen estetike./ZYRTARE.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK