Connect with us

Shqipëri

Plas Skandali me Përgjimet në PD/ Evi Kokalari: Basha duhet hedhur në gjyq, Gridës një tufë me lule

Publikuar

Aktivistja shqiptare Evi Kokalari ka komentuar veprimet e fundit të Lulzim Bashës, i cili përgjon deputetët e tij në mbledhjet e grupeve parlamentare. Një skandal i tillë u publikua nga CNA.al dhe u pohua mbrëmjen e djeshme deputetja e PD Grida Duma.

Në një reagim për CNA.al, Kokalari deklaroi se deputetët e PD-së duhet të ngrihen dhe të reagojnë menjëherë, duke e hedhur Bashën në gjyq.

Aktivistja shqiptare theksoi se PD duhet të miratojë menjëherë një kod etike nëse nuk e ka në mënyrë që veprime të tilla të mos ndodhin më në të ardhmen.

Shumë alarmante. Grupi i deputetëve duhet të ngrihet menjëherë dhe të marrin hapat e duhura, dhe pse jo, ta hedhin në gjyq Bashën. Kjo duhet ndaluar në mënyrë absolute dhe i duhet dhënë një mësim kryesisë së PD-së, në mënyrë që asnjë kryetar mos të guxojë ta bëj këtë në të ardhmen. Gjithashtu, a ka PD-ja manualin “Code of Ethics”? Nëse jo, i duhet menjëherë një dhe të gjithë anëtarët e PD-së duhet t’i përmbahen këtij kodi.

Si përfundim, doja të thoja që Grida vlen për diçka – mufkat e saj po ndihmojnë shumë këto ditë. T’i dërgoni një tufë me lule si falenderim”, u shpreh Evi Kokalari për CNA.al.

Advertisement

NA NDIQ NË FACEBOOK