Connect with us

Shqipëri

Plas në PD/ Edi Paloka i kthehet Bashës : Mos i bëj makiazh Ramës i duhen thyer turinjt

Publikuar

më

Deputeti i Partisë Demokratike Edi Paloka ka shigjetuar Lulzim Bashën, se po i bën makijazh duke marrë pjesë në seancat parlamentare. Sipas tij, Rama duhet përmbysur me forcë.

Unë habitem me habinë e atyre që paskan pritur që Rama të kishte ndryshuar… Për këtë arsye e thashë që ditën e parë në atë sallë: “Fjalët me këta nuk kanë më asnjë vlerë”.

Ata thjesht duhen përmbysur. Ky dhe vetëm ky duhet të jetë objektivi i opozitës. Ky regjim përmbyset, nuk përmirsohet me keshilla opozitare. 

Ramës i duhen thyer turinjtë , jo ti bëjmë makiazh”, – shkruan Paloka, i cili është distancuar nga Lulzim Basha pas përjashtimit të Berishës nga PD dhe i është bashkuar lëvizjes së këtij të fundit.

Deputetët që mbështesin Berishës kanë nisur të braktisin edhe seancat plenare. Këtë të enjte mungonin Sali Berisha, Edi Paloka, Flamur Noka.

Advertisement

NA NDIQ NË FACEBOOK