Shqipëri
Përplasje e fortë mes Blendi Çuçit dhe Artan Hoxhës : E di mirë ti Tani se është korrja e dytë, je ekspert ti

Ministri Bledi Çuçi i është përgjigjur me një batutë Artan Hoxhës mbrëmjen e sotme, teksa ky i fundit e pyeste për një grup kriminal që operon në Podgoricë.
Çcuçi i tha se nuk është kpaur asnjë gomone me hashsh në Itali këtë vit, duke shtuar se tashmë jemi në korrjen e dytë dhe këtë gjë e di shumë mirë Artan Hoxha, sepse është ekspert i kësaj pune sipas Ministrit.
PJESË NGA BISEDA:
Artan Hoxha: Numri i vrasjeve nuk reflekton situatën, a është në dijeni se autoritetet malazeze kanë kapur një trajler me 300 kg kanabis. Është qisternë e modifikuar…
Çuçi: Sivjet nuk është kapur asnjë gomone me kanabis dhe hashash në Itali. E di shumë mirë ti Tani se është korrja e dytë kjo. Je ekspert i kësaj pune. Ti ke thënë vetë që çmimi është rritur. Kjo reflekton tregun. Ju ftoj të bëjmë një debat vetëm për këtë punë.
Artan Hoxha: Interesohuni për Podgoricën se është grup i fuqishëm dhe kanë përdorur një metodë të re.
Çuçi: Kjo tregon se jemi efikas, se kriminelët po kërkojnë forma të reja.
(E.H/Faxweb.al)















