Connect with us

Lajme

Përleshje fizike në Kumanovë, shkak kandidatët për kryetar komune (FOTO)

Publikuar

Nuk kanë munguar edhe grushtat në fushatën për zgjedhjet lokale. Një ngjarje e tillë e pahijshme ka ndodhur në Kumanovë.

LSDM ka njoftuar dje se këshilltari i tyre komunal, Samet Salievski është sulmuar fizikisht nga Rexhep Rexhepovski, këshilltar i ekipit të Maksim Dimitrievski. Rasti është paraqitur në polici dhe se policia ka marrë në pyetje autorët për të zbardhur të vërtetën, përcjell INA.

Salievski ka theksuar se është sulmuar pafajësisht dhe se do të ngrejë kallëzim penal ndaj Rexhepovskit, që është i njohur si boksier dhe kampion në të kaluarën. Ai po ashtu ka thënë se ata po luftojnë kundër regjimit dhe të mos tërhiqen për veshë romët, ndërsa Dimitrievskin e ka quajtur si pjesë të regjimit të atij që i ngjason Gruevskit.

NA NDIQ NË FACEBOOK