Connect with us

Lajme

Përfundon fushata, Azem Sadiku ka një porosi për banorët e Studeniçanit

Publikuar

Kur na ndajnë vetëm edhe disa orë nga nisja e heshtjes zgjedhore, kandidati i PDSH-së për komunën e Studeniçanit, Azem Sadiki iu është drejtuar qytetarëve të Studeniçanit me një porosi të rëndësishme.

Përmes një statusi në rrjetin e tij social Facebook, Sadiki shkruan se nëse merr mandatin nga qytetarët do të vazhdoj të punojë me nder dashuri dhe përgjegjesi. Thotë se ndër të tjerash do ti vazhdoj projektet e nisura në dobi të qytetarëve.

“Të dashur qytetarë të Komunës së Studeniçanit, Ju më njihni mua, ju i dini dhe i shihni punët që i kemi realizuar në të gjitha vendbanimet e komunës tonë.
Përsëri është në dorën tuaj të vendosni! Un kërkoj të më mbështetni mua, për të vazhduar të punoj pa u ndalur.
Un, zotohem para jush se do të punoj me nder, përgjegjësi dhe dashuri. Sepse dua që Komunën e Studeniçanit ta bëjmë shembull për të mirë në gjithë vendin.
Së bashku kemi bërë shumë punë, por kemi edhe shumë punë të tjera për të bërë.
Andaj ju lus, që me 17 tetor të rrethoni numrin 11.
Uroj të keni shum shëndet dhe të mira në familjet tuaja“, shkruan kandidati për Studeniçanin, Azem Sadiku.

NA NDIQ NË FACEBOOK