Shqipëri
“PD është e demokratëve, jo e servilave”/ Ish-deputeti “shuplakë” Salianjit dhe Gjekmarkajt

Ish-deputeti i Bindjes Demokratike, Andi Përmeti ka reaguar në lidhje me deklaratat e deputetëve të PD, Agron Gjekmarkaj dhe Ervin Salianji, të cilët kanë “kërcënuar” se do largohen nga PD, nëse rikthehet ish-kryeministri Sali Berisha.
Në një postim në rrjetet sociale, Përmeti shkruan se një ndër arsyet pse duhet mbështetur “Foltorja” e Berishës, është pikërisht për të parë një Parti Demokratike pa Ervin Salianjin dhe pa Agron Gjekmarkajn.
Ai gjithashtu thekson se mijëra demokratë që kanë punuar e kontribuar në PD, dhe jo servila, do i bashkohen Berishës.
Gjekmarkaj përkrah indirekt “Foltoren” e Berishës.
Mbas Salianjit edhe Gjekmarkaj indirekt ka përkrahur “Foltoren” e Berishës. Sot Gjekmarkaj ka deklaruar që në qoftë se këtë betejë e fiton Berisha ai do të largohet nga Partia Demokratike.
Mijëra demokratë, jo servila, që kane kontribuar vite rresht për Partinë Demokratike pa përfituar asgjë do i bashkohen sot Berishës, pavarësisht nëse e preferojne apo jo, vetëm e vetëm për të parë një Parti Demokratike pa Ervin Salianjin dhe pa Agron Gjekmarkajn.”-shkruan Andi Përmeti./CNA.al















