Connect with us

Lajme

PD depoziton në SPAK padinë për energjinë elektrike

Publikuar

Siç u paralajmërua një ditë më parë nga Kryetari Lulzim Basha, Partia Demokratike ka depozituar në SPAK një padi për energjinë. Ishin dy nënkryetarët Jorida Tabaku dhe Enkelejd Alibeaj që shkuan në institucionin e Prokurorisë së Posaçme për të dërguar kallëzimin.

Padia është bërë me akuzat e shpërdorimit të detyrës, korrupsionit dhe moskallëzimit të krimit. Dy deputetët folën për mediat pasi dolën nga SPAK dhe i bënë thirrje Prokurorisë së Posaçme që të veprojë.

“Sollëm emrat e tre drejtueseve të enteve publike. I bëjmë thirrje drejtësisë së re që të ngrihet në lartësinë që i takon. Të mos lerë asnjë zyrtar që të  përdorë pushtetin”, tha Tabaku.

Deputeti Enkelejd Alibeaj tha se Rama ka vënë në dorë edhe SPAK.

“Nuk ka ndodhur sepse një dorë e ka zënë për fyti drejtësinë. Edhe këtë seli. Është dora e Edi Ramës. Do duhej ta fillonin vetë procedimin penal, e filluam ne. Ky është detyrim politik, juridik, qytetar mbi të gjitha”, tha Alibeaj.

Lulzim Basha ka deklaruar më parë se kriza në Shqipëri është prej korrupsionit dhe jo prej energjisë.

NA NDIQ NË FACEBOOK