Connect with us

Shqipëri

Pas shpalljes së datës për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar reagon për her të parë Gazment Bardhi: Përjashtimi i Berishës vendim i drejtë, nuk ka shkelje të statutit

Publikuar

Gazment Bardhi, numri dy i Partisë Demokratike, komenton vendimin e kryetarit Lulzim Basha për të përjashtuar nga grupi parlamentar ish-kryeministrin dhe themeluesin e kësaj force Sali Berisha.

Për sekretarin e PD, vendimi për të përjashtuar Berishën ishte i drejtë dhe i shërbente interesit të partisë. Ai shtoi se ndaj Berishës nuk është marrë asnjë masë disiplinore dhe se rrjedhimisht nuk ka pasur asnjë shkelje të statutit nga ana e Bashës.

“Është një situatë e padëshiruar. Një situatë që nuk i ndihmon demokratët. Kam vlerësuar si sekretar që të mos përfshihem me debate me askënd pasi interesi im është që PD të jetë aset i demokratëve. Këtë nuk bëhet fjalë për karrige. Do të doja të mos kishte ndodhur. Do të doja që Berisha mos shpallej “non grata” nga SHBA. Zoti Basha ka shpjeguar, por unë mund të konfirmoj që vendimi për pezullimin e Berishës ka qenë i drejtë dhe që i shërbente interesit të PD dhe që sigurisht konkretizonte një pohim të Berishës që çështjen që ai kishte me SHBA ishte personale dhe se grupi dhe PD nuk duhej të përfshihej.

Më pas pati një ndryshim të qëndrimit të Berishës. Nuk ka asnjë parashikim që kryetari duhet ta konsultonte. Kjo ndaj Berishës nuk është një masë disiplinore. Masa disiplinore ndaj një anëtari të Partisë Demokratike merret kur shkelet statuti. Berisha nuk ka shkelur statutin. Ai është ende anëtar i Këshillit Kombëtar. Pra nuk ka asnjë masë. Anëtarësia në grupin parlamentar nuk rregullohet nga statuti, por nga rregullorja e brendshme e grupit parlamentar, ku kryetari në seancën e parë bën konfirmimin e anëtarëve të grupit të PD”, deklaroi Gazment Bardhi.

Advertisement
Shqipëri32 minutes ago

Sulmi me thikë në “Times Square”, një nga viktimat zv/presidentja e “Bank of America”! Vdes pas plagosjes nga policët edhe autorja

Lajme2 hours ago

Haxhiu me kritika ndaj Lumir Abdixhikut: Nuk e ka fuqinë politike të jetë arrogant

Maqedoni3 hours ago

Shpopullohen fshatrat e Bogovinës! Mbyllen dyert e shkollës në Sellcë të Keqe, asnjë nxënës i regjistruar

Shqipëri4 hours ago

OBSH paralajmëron: Sezoni i ardhshëm i reshjeve në Gazë kërcënon shëndetin publik!

Lajme5 hours ago

Kurti: Marrëveshja është e vlefshme, Bekim Sejdiu është kandidati, vullneti i Abdixhikut është i sinqertë

Maqedoni6 hours ago

“Kafe te tavolina e Arsim Zekollit”, në shenjë përkujtimi!

Shqipëri6 hours ago

Rikthimi i luftës në Lindjen e Mesme, ‘arratiset’ çmimi i naftës, kalon 94 dollarë për fuçi! Rritet dhe gazi, mbi 74 USD

Lajme7 hours ago

Kurti kritikon 6 deputetët e LDK’së: Të papërgjegjeshme, absurde një sjellje të tillë nga këta 6 deputetë

Maqedoni8 hours ago

Pas tri dekadash në arsim, pensionohet mësuesja Resmije Sulimani

Shqipëri9 hours ago

Të fshehura në prozhektorët e makinës, FRONTEX sekuestro 55 mijë euro cash në kufirin malazez, mes tyre edhe kartëmonedha shqiptare!

Lajme10 hours ago

Geci: ‘Anton Quni duhet të jetë kandidat për President të Kosovës’

Maqedoni11 hours ago

Studentët e UT-së dorëzuan kërkesën për jurisprudencën në shqip, nuk dihet akoma se kur ministri Shasivari do të takojë studentët

NA NDIQ NË FACEBOOK