Kosovë
Paraqitet gripi i shpezëve në komunën e Podujevës

Është paraqitur një rast i gripit të shpezëve “Avian Influnza” në komunën e Podujevës fshati Sekiraqë. Kështu ka njoftuar Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë.
“Janë duke u kryer të gjitha hulumtimet epidemiologjike në fermat në zonën e prekur në perimetër prej 3km. Jemi duke i kryer të gjitha veprimet tjera sipas legjislacionit në fuqi”, thuhet në njoftimin e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë.




















