Lajme
Paralajmërimi i Berishës për protesta të fuqishme/ Ja si përgjigjet Basha

Gjatë takimeve të tij me demokratët, ish kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar se do të ketë protesta të fuqishme për të rrëzuar Qeverinë.
Sot në konferencë për shtyp, kryetari i PD Lulzim Basha, i pyetur nëse do t’i bashkohet protestave të Sali Berishës, u përgjigj se janë gati për të përdorur çdo formë dhe çdo mjet për të rrëzuar Ramën.
“Tani mos futemi në cic-mice. Ne do të përdorim të gjitha format dhe mjetet për tu përballur me këtë regjim. Kemi paralajmëruar protesta dhe kemi bërë protesta të fuqishme. Ndaj jemi gati ti bëjmë dhe do ti bëjmë”, tha Basha./ CNA.al



















