Connect with us

Lajme

Nuk kishte reaguar deri më sot / Ish ministri i PD del hapur në krah të Berishës

Published

on

Ish-ministri i PD, Arben Imami deklaroi se i vetmi person që mund të heqë Bashën nga drejtimi i PD-së, është Sali Berisha.

I ftuar në emisionin “Të paekspozuarit”, në MCN, Imami tha se “nëse edhe ai nuk do ta arrijë këtë gjë, kjo parti merr fund”.

I vetmi që mund ta rrëzojë, është zoti Berisha. Për shkak se pesha e zotit Berisha, entuziazmi që ngre brenda PD-së, është tejet i rëndësishëm. Për këtë arsye thashë është shpresa e fundit. Nëse nuk ndodh edhe pas kësaj, nuk ndodh më. Nëse nuk ndodh, ajo parti nuk do të ketë më vlerë fare. Do të jetë thjesht parti e një kryetari, që i duhet atij dhe kush është pranë tij.

Zoti Berisha ka përcaktuar dhe objektiva. Se si do t’i zgjidhë disa gjëra, janë të paqarta. Normalisht, po të mendonim në kushte normale, po të mblidhet një kongres, po të mblidhet shumica e firmave, kryetari nuk ka pse rri.

PD-në e bënë ashtu siç deshën, ky që e ka në dorë. Kjo është partia e atij që ka vulën.

E vetmja shpresë që gjërat të mundë të ndryshojnë dhe kjo është shumë e rëndësishme, jo vetëm për PD-në, por sepse jemi pa opozitë dhe do të vijojmë të jemi pa opozitë.

Që Shqipëria të mos ketë opozitë, është një gjë e paimagjinueshme.“-tha Imami. /CNA.al

Click Here To Join Native Media
Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com