Sport
Nuk është Messi, Ronaldo apo Lewandowski, golashënuesi më i mire në Ligën e Kampionëve këtë sezon është…

Kanë përfunduar 3 xhirot e para të Ligës së Kampionëve për këtë sezon.
Në krye të listës së golashënuesve jemi mësuar t’I shohim emrat si Messi, Ronaldo, Lewandowski, Salah apo Benzema. Por, kësaj radhe është tjetër emër në krye, transmeton Reporteri.net.
Sulmuesi i Ajax, Sebastian Haller është golashënuesi më i mirë pas 3 ndeshjeve të para. Ai ka shënuar gjithësej 6 gola dhe ka 2 asistime.
Haller është duke kaluar në formë fantastike këtë sezon dhe këtë po e dëshmojnë statistikat si në Ligë të Kampionëve si në Ligën e Holandës. /Reporteri.net/




















