Connect with us

Shqipëri

Njëri më i votuari mes socialistëve, kush janë dy deputetët e PS-së non-grata

Publikuar

Lefter Koka dhe Orlando Rakipi nuk do të kenë më mundësi të marrin vizë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pas një vendimi që pritet të bëhet zyrtar nga Departamenti Amerikan i Shtetit së shpejti.

Albanian Post e ka bërë me dije që një ditë më parë se dy deputetë të zgjedhur të Parlamentit të Shqipërisë nuk do të mund të shkojnë dot më drejt Amerikës dhe tashmë emrat po bëhen publikë.

Lefter Koka, fitoi mandatin e deputetit më 25 prill në qarkun e Durrësit. Mirëpo, më 1 shtator, vetëm 10 ditë përpara fillimit të punimeve të Kuvendit të ri, Koka dha dorëheqjen nga posti nëpërmjet një statusi në Facebook.

Orlando Rakipi ishte një emër i padëgjuar në politikën shqiptare deri më 25 prill. Ai ishte vendosur në një pozicion të pafavorshëm në listën e socialistëve në Tiranë, përkatësisht i 30-i.

Advertisement

NA NDIQ NË FACEBOOK