Connect with us

Lajme

Nis viti i ri akademik/ Studentët në auditore pas më shumë se një viti, kusht vaksinimi ose testi PCR

Publikuar

Sot nis viti i ri akademik 2021-2022. Pas më shumë se një viti mësimi online, studentët rikthehen në auditore, por me një kusht. Studentët dhe pedagogët duhet të paraqesin certifikatën e vaksinimit, një vërtetim që kanë kryer të paktën një dozë ose testin PCR për të hyrë në auditore.

Cdo studenti që i drejtohet auditoreve i kërkohet në hyrje të Universiteteve të paraqesë një prej këtyre dokumenteve.

Rektori i Universitetit të Tiranës, Artan Hoxha, ka deklaruar se mbi 50% e studentëve janë vaksinuar dhe se pikat e vaksinimit në fakultete do të vijojnë që të funksionojnë për të gjithë ata studentë që nuk janë  vaksinuar deri më tani.

Ndërsa ministrja e Arsimit Evis Kushi, nëpërmjet një postimi në FB ka uruar të gjithë studentët dhe pedagogët për vitin e ri Akademik , duke u bërë thirrjen se vaksinimi është i nevojshëm, pasi universitet nuk formojnë vetëm shkencëtarë, por edhe qytetarë të një shoqërie.

NA NDIQ NË FACEBOOK