Connect with us

Lajme

Murseli vizitoi pikat e vaksinimit në Tetovë, siguron kushte për stafin shëndetësor

Published

on

Kandidati për kryetar të komunës së Tetovës nga Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, Vullnet Murseli mëngjesin e sotëm ka vizituar pikat e vaksinimit tek ndërtesa e ish – Shtëpisë së Armatës dhe tek Pallati i Kulturës, përcjell in7

“Nga afër pashë kushtet dhe ambientin e ftohtë, ku personeli mjekësorë kryen vaksinimin e qytetarëve. Edhe pak ditë kanë mbetur deri te ndryshimi dhe Tetova do të jetë në vendin e merituar! Të gjithë të punësuarit do të çlirohen, do të fitojnë kushtet dhe statusin që meritojnë. Ata janë heronjtë tanë dhe si të tillë do të trajtohen. Vaksinohuni të gjithë që t’i kthehemi jetës normale si para pandemisë! Sfidat e tjera do ti kalojmë bashkë”, ka thënë Murseli./in7.tv/

Click Here To Join Native Media
Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com