Connect with us

Bota

Momente të frikshme në Indi, ndërtesa 8-katëshe shembet në mes të një qendre banesash

Publikuar

Deri në kohën kur familja e fundit zbrazi ndërtesën, struktura 8-katëshe ishte anuar anash.

INDI- Një katastrofë e madhe u shmang në Shimla të Indisë kur një ndërtesë shumëkatëshe u shemb në zonën Kacchighat. Për fat të mirë, ndërtesa u lirua, por vetëm disa orë para se të shembej dhe të kthehej në një pirg mbeturinash pamjet e saj bën xhiron e rrjetit.

Sipas mediave të huaja, korporata bashkiake e Shimla kishte paralajmëruar banorët e ndërtesës dhe u kishte kërkuar që ta lironin atë, duke parashikuar shembjen e saj të mundshme. Ndërsa shumë e kishin braktisur atë, disa familje nuk e kishin bërë. Deri në kohën kur familja e fundit zbrazi ndërtesën, struktura 8-katëshe ishte anuar anash.

Vetëm disa orë pasi ndërtesa ishte liruar plotësisht, ajo u shemb. Raportet fillestare thonë se për shkak të shiut të vazhdueshëm, toka nën sipërfaqe ishte dobësuar, gjë që çoi në shembjen e saj.

NA NDIQ NË FACEBOOK