SKENA
Mohuan lidhjen/ Atdheu dhe Bora kapen “mat” sërish

Prej kohësh tashmë është përfolur një romancë e mundshme midis Atdheut, ish konkurrentit të “Përputhen” dhe prezantueses së emisionit Bora Zemani. Foto të tyre ku duken nën shoqërinë e njëri-tjetrit kanë qarkulluar në rrjet, plus edhe deklarata nga ana e Atdheut për Borën, por një lidhje është mohur gjithmon, veçanërisht nga Bora.
Faqja “Kryefjala” ka postuar një video, e cila është bërë virale në “TikTok”, ku duket Bora dhe Atdheu disi të irrituar. Bora duke pirë një cigare dhe duke parë disi me inat nga Atdheu, ndërkohë që ky i fundit duket më i qetë.

Kujtojmë se Bora Zemani ka qenë në një lidhje me komedianin Donald Veshaj por romanca mes tyre mori fund dhe përflitet se shkak u bë pikërisht romanca e saj me Atdheun./CNA.al















