Connect with us

Lajme

Misteri mbi vd*ekjen e gjeneralit rus dhe familjarëve të tij, zbardhet dëshmia e shoqërueses ukrahinase

Publikuar

Vijon të mbetet mister vdekja e 4 turistëve rusë, trupat e të cilëve u gjetën të pajetë në saunën e një hoteli në Qerret të Kavajës.

Dyshimet shtohen edhe më shumë po të kihet parasysh fakti se një prej viktimave, Sergei Burenkov, ishte ushtarak rus me gradën gjeneral.

Autoritetet hetimore në Shqipëri ende nuk kanë dhënë një përgjigje lidhur me shkaqet e vdekjes së 4 turistëve, që kishin ardhur në Shqipëri si pjesë e një grupi turistësh, me një agjensi ukrahinase, ndërsa më parë kishin qenë në Maqedoninë e Veriut.

Policia ka rritur të marrë edhe dëshminë e Marias, 30-vjeçarja ukrainase që shërbeu si guidë në Shqipëri për 4 turistët rusë.

Ajo ka treguar me detaje para hetuesve për orët e fundit, të kaluara bashkë edhe me disa turistë të tjerë, të premten e 15 tetorit 2021.

Maria, që punon si guidë turistike prej disa vitesh në Shqipëri, thotë se Sergei e Natalia Burenkov, vajza e tyre Ekaterina dhe dhëndri Nikita Belousov ishin shumë të kënaqur me udhëtimin dhe nuk kanë treguar asnjë shenjë shqetësimi shëndetësor apo të ndonjë natyre tjetër.

Në orën 7 të mëngjesit, familja e Sergeit, së bashku me 4 turistë të tjerë, po nga Rusia, të drejtuar nga janë nisur nga Qerreti në drejtim të Ohrit, në Maqedoni.

Fillimisht kanë ndaluar në një auto-grill, në dalje të Librazhdit, ku secili ka konsumuar ushqimet që kishin marrë me vete.

Më tej kanë kaluar kufirin, dhe rreth orës 13:00 të mesditës së të premtes janë ulur në një restorant në qendër të Ohrit.

Sipas deklarimeve të Marias, të gjithë pjesëtarët e grupit, përfshirë edhe 4 turistët e ndjerë, kanë porositur thuajse të njëjtat ushqime- piskavica, pak peshk dhe disa prej tyre kanë marrë edhe nga një gotë raki.

Ukrainasja 30-vjeçare ka deklaruar me siguri se, përsa kohë kanë qenë në shoqërinë e saj, nuk i kanë dhënë asnjë shenjë që të ishin persona që kishin varësi nga alkooli apo lëndë të tjera.

Thuajse të njëjtat deklarime kanë dhënë para oficerëve të Policisë Gjyqësore edhe 4 shtetasit e tjerë rusë, të cilët udhëtuan së bashku me familjen Burenkov, e cila u gjet e vdekur mbrëmjen e së premtes në pishinën e mbyllur të hotelit “Gloria Palace”, në Qerret.

Dëshmitë e turistëve rusë kanë hedhur më shumë mjegull mbi hetimin e nisur nga Prokuroria e Kavajës.

Dyshimet e para të hetuesve ishin që familja ruse mund të kishte vdekur për shkak të ndonjë helmimi të mundshëm nga ushqimi ose prej përdorimit të mundshëm të lëndëve narkotike.

Por, këto pista duket se rrëzohen nga bashkudhëtarët e tyre dhe guida turistike, e cila i ka shoqëruar gjatë të gjithë ditës së premte.

Edhe autopsia e kryer menjëherë pas ngjarjes, nuk ka arritur të identifikojë gjurmë helmimi nga ushqimi apo përdorim të lëndëve narkotike.

Tashmë, hetuesit po presin ekspertizat lidhur me klorin e ujit të pishinës, si edhe mundësinë e helmimit nga ndonjë gaz i mundshëm, pavarësisht se në vendngjarje nuk u gjetën shenja të kësaj natyre.

Prokuroria nuk përjashton as pistën e vrasjes, aq më tepër që për momentin, hetimi është regjistruar për veprën penale të “Vrasjes në rrethana cilësuese në dëm të më shumë se një personi”, parashikuar nga neni 79/dh i Kodit Penal.

Moska zyrtare ka kërkuar nga autoritetet hetimore në Shqipëri detaje lidhur me hetimet, të cilat janë ndjekur hap pas hapi, nga pjesëtarë të konsullatës së Federatës ruse në Tiranë, nga momenti kur u njoftuan për ngjarjen.

Shqipëri12 minutes ago

Vatër e madhe zjarri në Cërrik, Emergjencat apel banorëve: Kini kujdes, njoftoni menjëherë sapo të evidentoni vatra!

Maqedoni42 minutes ago

Kanadezi në telashe: Bleu ilegalisht artefakt në Kumanovë, dyshohet se donte ta nxirrte jashtë vendit!

Bota1 hour ago

Zyrtarja e lartë e BE anulon vizitën në Serbi, shkak glorifikimi i Mlladiqit

Lajme1 hour ago

“Koalicion” parazgjedhor mes Abdixhikut e Osmanit me VV-në? Çfarë thotë Armend Zemaj, njëri nga deputetët që u doli kundër

Lajme1 hour ago

Prokurori jep detaje nga aktakuza për Prekazin: Janë identifikuar 35 të dyshuar nga policia serbe

Lajme1 hour ago

Isufaj jep detaje nga aktakuza për Prekazin: Nuk jemi marrë me pjesën e Adem Jasharit, vetëm me vrasjen e civilëve

Lajme1 hour ago

Seanca e 9 shtatorit, në rend dite zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarëve – ftesa që iu dërgua deputetëve

Maqedoni1 hour ago

Studentët nga Kumanova dhe Tetova “në harresë”: 10 mijë denarë në muaj për autobus – Qeveria: “Nuk është prioritet”!

Kosovë1 hour ago

Milorad Ulemek “Legija” pjesë e njësive që sulmuan Jasharajt, prokurori Gashi: Ishte kërkesë speciale e tij të sulmohej shtëpia

Maqedoni1 hour ago

Skandal në Dibër: I dehuri sulmon policët dhe shkatërron inventarin në stacion!

Lajme1 hour ago

Limani: Me nxënësit e klasave të para për siguri më të madhe në trafik

Maqedoni2 hours ago

Përplasje e fortë në Shkup: Tre policë përfundojnë të lënduar pas aksidentit!

NA NDIQ NË FACEBOOK