Connect with us

Sport

Milani nuk është në nxitim që të nënshkruajë me Belottin

Publikuar

Andrea Belotti ka vendosur të largohet nga Torino, teksa Rossonerët e duan atë vetëm si lojtar të lirë.

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, konfirmoi këtë javë se Belotti nuk kishte ndërmend të nënshkruante një kontratë  të re me klubin.

Marrëveshja e tij aktuale do të skadojë në qershor 2022, kështu që ai do të jetë një agjent i lirë në verën e ardhshme.

Kjo po nxit që Torino ta shes që në janar, në mënyrë që mos ta humbas lojtarin si agjent i lirë në qershor të 2022, shkruan footballitalia, transmeton Klankosova.tv.

Marrëveshja e tij aktuale do të skadojë në qershor 2022, kështu që ai do të jetë një agjent i lirë verën e ardhshme.

Sidoqoftë, Calciomercato pohon se Belotti e ka zemrën te Milani, por që rossonerët nuk duan të shpenzojnë para për të në janar.

Me Zlatan Ibrahimoviqin dhe Olivier Giroud, Milani nuk është në nxitim që të nënshkruajë edhe me një qendërsulmues tjetër.

NA NDIQ NË FACEBOOK