Connect with us

Sport

Milani bën magjinë, përmbys rezultatin ndaj Veronës

Publikuar

Milani e ka fituar me plot mund ndeshjen ndaj Veronës në kuadër të javës së tetë të Serie A-së.

Milanistët e përfunduan pjesën e parë me disavantazh 0:2, pasi Gianluca Caprari në minutën e shtatë dhe Antonin Barak në të 24-tën nga penaltia arritën t’i befasojnë vendësit.

Mirëpo në pjesën e dytë këndua këngë tjetër.

Fillimisht Olivier Giroud ngushtoi epërsinë në minutën e 59-të, ndërkaq Frank Kessie i barazoi shifrat nga penaltia e konkretizuar në minutën e 76-të.

U deshën dy minuta që kuq e zinjtë të kalojnë në avantazh pas autogolit nga Koray Gunter-i.

Ky triumf i Milanit e vë atë në pozitën e parë me 22 pikë, një pikë por një ndeshje më shumë se Napoli që ka dalë në të dytin.

Ndërkaq Verona ndodhet në pozitën e 13-të me tetë pikë.

 

NA NDIQ NË FACEBOOK