Lajme
Metodë e re e trajtimit për pacientët me hemorragji cerebrale

Në Klinikën Universitare të Neurokirurgjisë është vendosur metodën e re në trajtimin e pacientëve me hemorragji cerebrale. Sot në mëngjes është realizuar me sukses operacion me aparatin inovativ-sistem me dy vëllime i cili mundëson ndjekje të presionit intrakranial, larje të sistemit ventrikular dhe drenazh të lëngut cerebrospinal. Ky sistem tashmë po përdoret në praktikën e përditshme klinike në disa vende të botës, siç janë SHBA, Gjermania, Portugalia dhe Holanda. Prej sot, kjo pajisje inovative është vënë në funksion edhe në Klinikën e Neurokirurgjisë, kurse ne jemi vend i vetëm në Evropën Juglindore, i cili do ta zbatojë këtë metodë, thonë nga Ministria e Shëndetësisë./TV21
















