Connect with us

Bota

Mësohet numri i viktimave në Norvegji që u qëlluan me hark e shigjeta nga një burrë

Published

on

Në orët e mbrëmjes një ngjarje tragjike ka ndodhur në një zonë të Oslos në Norvegji.

Një burrë duke përdorur një hark e shigjeta ka qëlluar njerëzit në atë zonë, shkruan Reporteri.net.

Policia ka konfirmuar se deri tani dihet për katër viktima, dhe një person i plagosur rëndë.

Personi që ka kryer këtë akt makabër është arrestuar menjëherë nga Policia e Norvegjisë.

Shefi i Policisë së asaj zone tha se personi në fjalë ende nuk është marrë në pyetje dhe nuk dihet arsyeja që e çoi në kryerjen e vrasjeve.

Derisa nga mediat e huaja raportohet se e gjithë ngjarja ndodhi në një market dhe afër restauranteve që ndodheshin në atë zonë./Reporteri.net/

Click Here To Join Native Media
Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com