Connect with us

Lajme

Mbyllet autostrada Lushnje-Fier, shkak numri i lartë i aksidenteve fatale

Publikuar

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka vendosur që të mbyllë autostradën Lushnje-Fier në zonën e quajtur si “pushimi i shoferit”. Shkak për këtë vendim është bërë numri i lartë i aksidenteve rrugore me vdekje.

Nga mbyllja e autostradës në këtë segment, do të jenë të izoluara Krutja dhe Kemishtaj. E pas kësaj pike do të mbyllet edhe kalimi i automjeteve për në Vajkan.

ARRSH ka vendosur që të bëjë ndërhyrje në këto segmente rrugore, duke bërë të mundur rrethimin me barriera mbrojtëse anësore dhe mbylljen e hyrjeve-daljeve.

Drejtuesit e automjeteve që preken nga mbyllja e këtij segmenti të autostradës Lushnje-Fier, do të duhet të udhëtojnë deri në rrethrrotullimin e Kolonjës për t’u kthyer në Divjakë ose Krutje.

NA NDIQ NË FACEBOOK