Sport
Lukaku s’ka lëndime të mëdha, do të mungojë vetëm dy ose tre javë

Chelsea ndihet i sigurt se Romelu Lukaku ka shmangur një dëmtim të madh pasi kreu një seri skanimesh të enjten, me shpresa të mëdha se ai do të mungojë vetëm dy ose tre javët e ardhshme.
Sulmuesi 28 vjeçar ka pësuar ënjtje, por nuk ka pasur ndonjë dëmtim të madh të ligamenteve në kyçin e këmbës së djathtë, pas një faulli nga Lasse Nielsen në fitoren 4-0 të Blues’s ndaj Malmos të mërkurën mbrëma, raporton Goal.com, transmeton Klankosova.tv.
Hapat e ardhshëm përfshijnë se si nënshkrimi prej 136 milionë dollarë nga Internazionale do t’i përgjigjet trajtimit në ditët e ardhshme dhe Thomas Tuchel do të japë një përditësim të mëtejshëm në konferencën e tij për shtyp.






















