SKENA
Lori Hoxha bën dedikimin prekës në ditëlindjen e të atit

Trashëgimtarja e Top Channel dhe blogerja Lori Hoxha, ka përkujtuar babain e saj e të ndierë, Dritan Hoxha, duke bërë një dedikim shumë prekës në rrjetet sociale.
Në ditën e tij të lindjes, Lori prek me fjalët dedikuar të atit ku tregon mallin dhe keqardhjen që askush pas largimit të tij nga jeta, nuk pati ndikimin që kishte babai i saj tek ajo .
“Unë do jetoj gjithë jeten me mallin tënd dhe mirënjohjen (por dhe keqardhjen) qe askush ne vitet në vazhdim nuk pati ndikimin tënd tek unë dhe jo vetëm”, shkruan Hoxha.





















