Sport
Llapi reagon pas fitores: Fitoren e rezervuam për minutat shtesë

Llapi e ka mposhtur Prishtinën me rezultat 2-1, në kuadër të javës së nëntë në Superligën e Kosovës.
Pas kësaj fitore Llapi kalon në pozitën e nëntë me nëntë pikë, pas nëntë ndeshjeve.
Llapi pas ndeshjes ka reaguar me një postim në Facebook, ku thanë se fitoren e rezervuan për minutat shtesë për më shumë emocione.
“E merituam më herët megjithatë FITOREN e rezervuam për minutat shtesë për më shumë emocione. Fitoren e sotme në derbi ia dedikojmë kapitenit të skuadrës, Bujar Idrizi i cili sot u bë baba për herë të parë si dhe engjullit të vogël, Dilara Idrizit i dëshirojmë mirëseardhje në këtë botë!Urime Kapiten! Urime Legjenda!Urime Podujevë! Vazhdojmë me këmbë në tokë…”, ka shkruar Llapi në Facebook.
The post Llapi reagon pas fitores: Fitoren e rezervuam për minutat shtesë appeared first on Klan Kosova.






















