Connect with us

Lajme

Lëvizja Besa me mbeshtëtje për Petre Shilegov në rrethin e dytë

Publikuar

Kandidati për Qytetin e Shkupit Petre Shilegov, për rrethin e dytë të zgjedhjeve po mbështetet edhe nga Lëvizja Besa. Shilegov në një status në rrjetin social Facebook theksoi se është mirënjohës që Lëvizja Besa po e mbështet në rrethin e dytë të zgjedhjeve.

Shilegov ndër të tjerash tha: “Kisha një takim të mrekullueshëm me Arjanit Hoxhën, Sekretarin e gjeneral të Lëvizjes Besa, me të cilin shkëmbyem mendime për situatën në kryeqytet. Më vjen mirë që ai dhe partia e tij e njohin përparimin që ka bërë Shkupi në katër vitet e fundit dhe do të më japin mbështetje në raundin e dytë. Shkupi ndryshoi tërësisht në këto katër vite, nga një qytet ku kishte ndarje dhe zhvillim të pabarabartë, sot Shkupi është një storje krejtësisht tjetër. Shkupi investon në çdo pjesë të qytetit në mënyrë që të gjithë banorët të kenë qasje të barabartë në infrastrukturë cilësore dhe moderne. Në katër vitet e ardhshme do të vazhdojmë të bashkuar për një Shkup më të mirë, modern dhe evropian”.