Connect with us

Lajme

Lëkundje tërmeti në Shqipëri (DETAJE)

Publikuar

Lëkundje tërmeti janë shënuar në vend këtë të Premte. Sipas të dhënave paraprake të IGJEUM, epiqendra e tërmetit që goditi në 8:10 ishte 12 KM në verilindje të Bulqizës.

Magnituda vlerësohet 4.5, ndërsa thellësia 14 KM.

Lëkundjet janë ndjerë në disa qytete. Banorët e Bulqizës thanë se lëkundjet u ndjenë të forta.

Deri më tani, nuk raportohet për dëme materiale.