Sport
Leart Bekolli ylli kosovar në Holandë

Është vetëm 13 vjeçar por shquhet për talentin e madh. Instinkti që ka për golin ka mahnitur edhe trajnerët holandez. Madje Leart Bekolli që është pjesë e akademisë së Twentes, është ftuar nga kombëtarja e Holandës për grupmoshat U-15.
Futbollisti i ri në intervistën për sportin në Klan Kosova tha se ishte i befasuar kur morri vesh për ftesën.
Leart Bekolli ka pasur paraqitje fantastike me Twenten ndaj akademive të mëdha holandeze, që kanë zgjuar interesimin për futbollistin me prejardhje nga Kosova.
Teksa në mesin e të ftuarve nga kombëtarja U15 është i vetmi shqiptar.























