Sport
Lazio përmbys gjithçka kundër Interit (LIVE)

Lazio po fiton tashmë ndaj Interit me rezultat 2:1 kur kanë mbetur vetëm edhe nëntë minuta lojë në kohën e rregullt.
Felipe Anderson e realizoi golin e epërsisë në minutën e 81-të, duke e përmbysur rezultatin nga 0:1 në 2:1.
Ndeshja është e vlefshme për xhiron e tetë të Serie A-së.
Kujtojmë që golin për Interin e kishte shënuar Ivan Perishiqi në minutën e 12-të, për ta barazuar më pas rezultatin Ciro Immobile nga pika e bardhë në minutën e 64-të.






















