Connect with us

Lajme

Lapsus apo gafë, Rama nuk e njeh Kosovën si Republikë (FOTO)

Published

on

Lapsus apo gafë e rëndë! Në një vendim të Qeverisë Rama, që mban datën 29 shtator, Kosova nuk emërohet me emrin zyrtar “Republika e Kosovës”.

Në faqen zyrtare të Qeverisë është publikuar një vendim për programin e bashkëpunimit ndërkufitar IPA II, Shqipëri-Kosovë 2014-2020.

Por në këtë vendim Kosova nuk identifikohet me termin e saktë zyrtar “Republika e Kosovës”.

“Miratimin, në parim, të marrëveshjes së financimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave, Kosovës, përfaqësuar nga Ministria e Integrimit Evropian, dhe Komisionit Evropian, për programin e bashkëpunimit ndërkufitar IPA II, Shqipëri-Kosovë 2014-2020, alokimet për vitin 2020, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi”, thuhet ndër të tjera në vendim.

Click Here To Join Native Media
Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com