Connect with us

Bota

Ngjarje e rëndë, shpërthim në një fabrikë, ka të vdekur

Published

on

Një zjarr i rënë ditën e sotme në një fabrikë eksplozivësh industrialë në juglindje të kryeqytetit rus ka sjellë vdekjen e 16 personave. Një tjetër ka pësuar djegie serioze dhe një tjetër është zhdukur, tha Ministria e Emergjencave.

“Shtatëmbëdhjetë persona u plagosën, prej tyre shtatë vdiqën, një është shtruar në spital dhe fati i nëntë personave mbetet i panjohur”, tha ministria në një deklaratë për media.

Zjarri shpërtheu në fshatin Lesnoy, rreth 300 kilometra (185 milje) nga kryeqyteti. Më herët u tha se zjarri mund të kishte shpërthyer si rezultat i “shkeljeve të proceseve teknologjike dhe masave të sigurisë” në fabrikën PGUP Elastic në rajonin Ryazan.

Kreu i administratës lokale tha më herët për agjencinë e lajmeve TASS se 17 persona ishin brenda punishtes së uzinës në momentin e zjarrit.

Advertisement



Advertisement

NA NDIQ NË FACEBOOK

Click Here To Join Native Media
Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com