Connect with us

Lajme

Laboratorë dr*ge, automjete luksoze, ar dhe miliona euro/ Arrestohen 64 persona në Bruksel

Publikuar

Policia belge ka arrestuar 64 persona, në kuadrin e operacionit “Sky”, ndërsa ka sekuestruar 57 makina luksoze, laboratorë droge dhe armë zjarri.

Personat e arrestuar ishin pjesë e një grupi kriminale që merrej me trafikun e drogës nga Amerika Latine drejtu Europës, ndërsa sipas autoriteteve në rrjet ishin përfshirë edhe shqiptarë.

Në fokus të operacionit ishte Brukseli, ku u zhvilluan të paktën 130 bastisje banesash. Në operacion morën pjesë plot 1100 policë, të shoqëruar nga komandot speciale.

Autoritetet thanë se kanë sekuestruar 57 makina luksoze, si dhe 6 laboratorë droge, si dhe tonelata me produkte.

Prokuroria belge bëri me dije se është sekuestruar një sasi e madhe me monedha ari, një makinë për numërimin e parave, rreth 1 milion euro në cash dhe të paktën 300 metër kub duhan kontrabandë.

Organizata kriminale ishte kaq e fuqishme sa janë kapur edhe pajisje të specializuara si dronë dhe motorë për zhytës.

Eric Jacobs, drejtor i Policisë Kriminale në Bruksel tha se “sot kemi zbuluar një botë të re kriminale në zonën e Brukselit”. “Deri më tani ajo kishte arritur të vepronte e papikasur”.

I gjithë operacioni u bazua mbi faktin se policia arriti të dekriptonte mesazhet që përdorte kjo bandë me anë të një aplikacioni të quajtur Sky.

Për këtë arsye edhe operacioni mori këtë emër.

NA NDIQ NË FACEBOOK