Connect with us

Shqipëri

Kush duhet të drejtojë PD Berisha apo Basha? Ja si përgjigjet deputetia Sorina Koti

Publikuar

Në një lidhje skype për edicionin e lajmeve të MCN TV, deputetja e Partisë Demokratike dhe nënkrytaren e komisionit të ekonomisë Sorina Koti foli për Foltoren që mbajti një ditë më parë në Korçë ish-lideri i PD Sali Berisha.

Si përfaqësuese e demokratëve, Koti tha se kishte detyrim të merrte pjesë në Foltore dhe këtë e ka bërë për të mbështetur demokratët. Ajo gjithashtu vlerësoi si unik debatin brenda PD dhe theksoi se beteja nuk është mes demokratëve.

Ajo gjithashtu u shpreh se PD do të jetë forca e parë politike që do të marrë vendime me fuqinë e votës dhe u takon atyre të vendosin se kush do ta trejtojë PD-në.

Intervista Sorina Koti:

Ditën e djeshme ju pamë të pranishme në Foltoren e Zotit Berisha, ndërsa i kërkuat ish-kryetartit te gjendet një rrugëzgjidhje për të ringritur partinë demokratike në lartësinë e saj të mëparshme. Nuk keni besim se këtë mund ta bëjë kryetari aktual Lulzim Basha?

Koti: Unë si përfaqësuese e qytetarëve kisha detyrimin moral të isha dje në takim. Jam anëtare e PD dhe deputete e zgjedhur nga ata demokratë që kishin mbushur sallën. Përgjegjësia më thoshte se duhej të shkoja aty ku ishin demokratët. Personalisht nuk dua të bëhem pjesë e komploteve që kanë kapur PD sepse demokratët nuk e meritojnë këtë situatë delikate. Prezenca ime ishte për të mbështetur demokratët që kanë punuar me mua. Disa mund të kenë paragjykuar pse isha dje mund të them që të gjithë ne jemi brenda PD. Ky debat është unik në llojin e vet dhe të gjithë demokratët do të dinë ti japin zgjedhje. Beteja nuk është me njëri-tjetrin ndaj dhe unë i kërkova Berishës të gjejë një zgjidhje bashkë me demokratët.

Mendoni se foltorja e ndihmon PD?

Koti: Kam parë njerëz dje që kisha kohë që nuk i shihja. Kam parë qytetarët që kishin vite pa ardhur në PD. Iu ka ikur frika për të qenë në atë sallë dhe ndoshta kjo është mundësi që demokratët të bëhen të gjithë bashkë.

Në kohën kur demokratët duken të ndarë mes Bashës dhe Berishës, çfarë i duhet partisë demokratike në këto momente?  Cila duhet të jetë lëvizja e radhës në kohën kur ish-kryetari Berisha thotë se është shumë afër mbledhjes së Kuvendit Kombëtar.

Koti: Kjo është zgjedhje e demokratëve, duhet t’ia lemë në dorë demokratëve. Do jetë forca e parë politike që do të marrë vendime me fuqinë e votës. Gjithçka do jetë në dorën e demokratëve. Berisha është pjesë e jona, Basha kryetari aktual dhe demokratët do të dinë të zgjedhin.

Si e keni lexuar ju vendimin e Lulzim Bashës? Dhe si është pritur ky vendim në bazë duke qenë se ju jeni deputete e një qarku që ka pasur jo pak kontestime për vendimet e marra nga kryetari Basha. Këtu kam parasysh dorëheqjen e dhjetëra anëtarëve të partisë demokratike në Korçë.

Koti: Nuk dua të paragjykoj dorëheqjen e kolegëve të mi në Korçë. Ne kemi qenë të surprizuar me vendimin e Bashës për Berishën sepse kemi pritur mbledhjen e Grupit Parlamentar. Ky ka qenë nga vendimet më të vështira të Bashës dhe jam e bindur që asnjë anëtar nuk do votonte që Berisha të votonte për largimin e tij. Basha na ka çliruar nga një barrë e madhe sepse nuk ka demokrat që do të heqë qoftë edhe një anëtar.

Fakti që keni dalë haptazi në mbështetje të Sali Berishës, i druheni një përjashtimi nga Partia Demokratike?

Koti: Ju bashkova foltores sepse doja që demokratët të shikonin që jam aty si zëri i tyre. Nëse nuk do të isha dje në foltore atëherë do të ndihesha sikur i kisha lënë të vetmuar. Aty kishte shumë njerëz që do donin të flisnin por nuk e kishin mundësinë dhe shumë mesazhe që transmetova dje ishte përçimi i zërit të tyre.

Vetëm një ditë më parë, Partia Demokratike depozitoi në SPAK një kallëzim penal për abuzimet në sektorin e energjisë. Mendoni se hetimet duhet të shtrihen në kohë edhe para 2013-ës? Marrë shkas nga ajo çka deputeti Erion Braçe deklaroi në parlament, se shqiptarët para 2013-ës duhet të paguanin edhe për humbjet që shkaktonte OSHEE, të cilat sipas tij shkonin deri në 45%.

Koti: Ne po bëjmë denoncime dhe kallëzime në SPAK, nëse ne do ti shtrinim denoncimet do kapnim edhe vitet kur ka qenë PD. Kjo i takonte qeverisë Rama ta bënte dhe nëse do kishte kapur do ta kishte bërë. Nuk ka vlerë të flasim për diçka që a ndodhur para 8 vitesh. Ajo që kemi kallëzuar është diçka që do ti hapë rrugë se çfarë po ndodh. Është për të ardhur keq që ne prodhojmë energji dhe jemi pa drita.

Advertisement

NA NDIQ NË FACEBOOK