Connect with us

Kosovë

Krerët e UÇK-së në Hagë, Gucati dhe Haradinaj: Jemi të pafajshëm!

Publikuar

Këtë të enjte u hap procesi gjyqësor ndaj ish-drejtuesve të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj në Gjykatën e Posaçme të Kosovës në Hagë.

Dy udhëheqësit e shoqatës u deklaruan të pafajshëm ndaj akuzave të prokurorisë se përfshijnë  pengimin e drejtësisë, frikësimin e dëshmitarëve, hakmarrje dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës.

Aktualisht në Hagë ndodhen edhe ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryetari i PDK-së , Kadri Veseli, ish-shefi i grupit parlamentar të lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ish-kryetari i parlamentit, Jakup Krasniqi, si dhe dy ish-pjesëtarë të UÇK-së, Salih Mustafa dhe Pjetër Shala. Të gjithë janë të akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

NA NDIQ NË FACEBOOK