Connect with us

Kosovë

Kërcënimet e para nga Serbia: U derdh gj’ak serbi. Nëse KFOR nuk mundet të mbrojë popullin tonë, ka kush e bën

Published

on

Drejtori i të ashtuquajturës ‘Zyrë për Kosovë e Metohi’ , Petar Petkovic, nuk u përmbajt aspak në vlerësime ndaj Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, të cilin e quajti ‘psikopat’, shkoi më larg dhe sfidoi KFOR që të kryej detyrën e tyre sipas rezolutës 1244, siç vlerësoi, e të mbrojë popullin serb, nëse jo ka kush merret me këtë punë.
Petkovic në konferencë për shtyp tha se ky aksion është kryer me urdhër të “psikopatit Kurti kur njoftoi se serbi nga Zveqani, Srecko Sofronijevic, 36 vjeç është plagosur me armë zjarri nga policia e Kosovës dhe po trajtohet në spitalin e Mitrovicës së Veriut ku mjekët po përpiqen “ta shpëtojnë”.

Më tej ai shtoi kërcënimin e hapur duke pyetur se “çfarë do të bëjԥ KFOR dhe NATO”, “obligimi i tԥ cilëve sipas Rezolutës 1244, është mbojë popullin serb dhe të garantojë sigurinë”.
“U dergj gj’ak, gj’ak serbi” tha Petkovic. “Ja mësynë me autoblinda ‘fantave’ ‘snikerseve’ dhe barërave tona” duke e dramatizuar më tej me fotografi të policisë së Kosovës.

“I bëj thirrje KFOR de bashkësisë ndërkombëtare të ndalojnë ‘çmendurinë e Kurtit’.

“Nëse KFOR nuk është i gatshëm të mbrojë popullin serb, ka kush e bën” tha Petkovic e pastaj ju bëri thirrje popullit serb që të përmbahen.

Në rrjete sociale të shfrytëzuesve serbë ka edhe video xhirime ku pretendohet se është momenti kur serbi qëllohet “në shpinë” nga policia e Kosovës.

Click Here To Join Native Media
Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com