Connect with us

Bota

Kapet bosi i Ndrangheta-s/ Kishte sajuar një bunker të fshehur pas pasqyrës në dhomën e gjumit

Publikuar

Cosimo Damiano Gallace, kapo i grupit mafioz të Ndrangheta-s italiane u arrestua sot pasi ishte në kërkim prej kohësh. 

Ai u vu në pranga në zonën e Isca-s pas më shumë se një viti i vënë në radarët e policisë. 60-vjeçari u kap brenda një bunkeri brenda shtëpisë së tij, të sajuar me një derë pas pasqyrës në dhomën e gjumit.

Nga operacioni u gjetën dhe u sekuestruan: 1 karrocë që përmbante rreth 35,000 euro para në dorë, 1 tabletë, 9 telefona celularë, 2 prej të cilëve u dëmtuan nga pala e interesuar para se të zbuloheshin në bunker.

Gallace, i konsideruar bos i “ndrina di Guardavalle” ishte i kërkuar nga 25 nëntori i 2020 për ekzekutimin e një urdhri burgimi, të lëshuar nga Gjykata e Apelit të Romës, pasi ai u dënua me 14 vjet burg për akuza si “grup të tipit mafioz” dhe “grup që synonte trafikimin e paligjshëm të drogës”.

NA NDIQ NË FACEBOOK