Connect with us

Lajme

Kandidati për Butelin demanton: Banditët e Smilevskit po shpikin gjëra të pavërteta kundër meje

Publikuar

Kandidati nga rradhët e VMRO-DPMNE-së, Darko Kostovski përmes një reagimi publik në faqen e tij zyrtare ka demantuar videot që po qarkullojnë në rrjetet sociale që kinse ky i fundit ka brohortiur kundër shqiptarëve.

“Para disa ditësh Velimir Smilevski dhe banditët e tij njoftuan se dega e Alternativës në Butel kishte dalë në anën e tij si kandidat, por kjo shumë shpejt u demantua nga Alternativa. Çdo ditë e më shumë Velimiri po humb besimin e maqedonasve, shqiptarëve, turqve, romëve, boshnjakëve, serbëve dhe tani në pafuqi dhe në panik të madhe në mënyrë të ulët montuan zërin nga ndonjë tifo grup mbi një video. Kush me vetëdije dëshiron të prishë marrëdhëniet ndëretnike në Butel?
Kjo është arsyeja pse unë do t’i nderoj ata me videon e vërtetë, të pa ngarkuar me videon e rreme të përhapur nga banditët e Smilevskit. Dhe në fund, ne do t’i mundim të gjithë së bashku ata. Populli, qyetarët e ndershëm kundër banditëve të pushtetit!,
ka shkruar ndër të tjerash Kostovski, kandidat i opozitës për Butelin.

Ja videoja e vërtetë që ka publikuar Kostovski në FB

NA NDIQ NË FACEBOOK