Uncategorized
Kandidati i BESËS në Saraj denoncon: Në mënyrë tinzare po hiqen posterët tanë

Kandidati i BESËS në Saraj, Hasim Murtezani ka denoncuar përmes rrjetit të tij social se në mënyrë tinzare dikush gjatë natës po ia dëmton dhe ia heq posterët e vendosura në komunën e Sarajit.
“Ne jemi zotuar për zgjedhje fer dhe demokratike!Ju po spatët punë tjera, merenuni me ne!Nesër prap lishoni tinzarët e natës ti heqin posterët, sepse kemi durim prap ti vendosim”, shkruan Hasim Murtezani, kandidat për komunën e Sarajit.
















