Connect with us

Sport

Juventus dhe Inter janë favoritët për të fituar Serie A

Publikuar

Ish-futbollisti i shumë skuadrave në Serie A, Antonio Cassano mendon se Inter dhe Juventus janë favoritët për Scudetton.

Megjithatë, parashikimet e tij për pretendentët nuk pasqyrojnë atë që kemi parë deri më tani në Seria A, edhe pse janë luajtur vetëm shtatë ndeshje në sezonin 2021-22.

Aktualisht, Napoli është në krye të tabelës me shtatë fitore prej shtatë ndeshjeve, teksa Milani dhe Interi janë ende të pamposhtur, por Juventusi e ka nisur në mënyrë më të keqe.

“Inter dhe Juventus janë favoritët e mi për të fituar Serie A”, tha Cassano si i ftuar në kanalin Bobo TV Tëich të Christian Vierit.

“Kjo ndodh sepse Juve ka skuadrën më të fortë, ndërsa Interi fitoi titullin sezonin e kaluar. Napolin e shoh si pretendentin e tretë”, tha Cassano.

“Teksa i vendos Milanin, Romën dhe të tjerët më pas në renditje”, përfundoi Cassano.

NA NDIQ NË FACEBOOK