Connect with us

Bota

Ja cili miliarderi rus kërkon azil në Mal të Zi

Publikuar

më

Një miliarder rus me origjinë nga Azerbajxhani është arrestuar në Mal të Zi pasi Rusia e kërkonte atë nën dyshimet se ka urdhëruar vrasje me pagesë. Mediat lokale në Mal të Zi raportuan më 2 tetor se Telman Ismailov ka paraqitur kërkesën për azil në këtë vend, një ditë pasi u arrestua në Podgoricë, pasi ndaj tij kishte një urdhër-arrest ndërkombëtar të lëshuar nga Rusia.

Gazeta Vijesti raportoi se kërkesa për azil politik mund të komplikojë ekstradimin e Ismailovit në Rusi.

Djali i tij, Alekper Ismailov, ka në pronësi një kazino në qytetin bregdetar të Budvës.

Në Rusi, miliarderi rus, akuzohet se më 2016 ka paguar për vrasjen e dy biznesmenëve në rajonin e Moskës. Ai akuzohet gjithashtu për rrëmbimin e një këngëtari më 2004.

Ismailov dikur ka qenë një nga biznesmenët me lidhje të shumta në Rusi. Më 2009 autoritetet ruse ia mbyllën një treg në ambient të jashtëm për shkak të “shkeljeve sanitare dhe të sigurisë” dhe kryerjen e aktiviteteve të paligjshme.

Në atë kohë, Komiteti Hetues i Rusisë tha se ai treg funksiononte si një “shtet brenda një shteti”. Kritikët thonë se mbyllja e tregut Cherkizovsky mund të ketë qenë pjesë e një beteje për pasuri të patundshme në Moskë.

Ky biznesmen ka qenë në shënjestër të presidentit rus, Vladimir Putin, për shkak të stilit të tij të jetës luksoze.

Mbyllja e tregut ndodhi disa javë pasi Putini e qortoi Ismailovin për mbajtjen e një ahengu përurues luksoz në hotelin e tij me pesë yje Mardan Place në Turqi në një kohë kur rusët po vuanin pas krizës financiare të vitit 1998.

Dëshmitarët e atij organizimi patën thënë se kartëmonedhat 100 dollarëshe lëshoheshin nga tavani mbi mysafirët, ndër të cilët edhe yje të Hollivudit dhe pjesëtarë të elitave ruse. Një ndër mysafirët e asaj feste ka qenë edhe kryeministri i atëhershëm i Malit të Zi, dhe tani presidenti, Millo Gjukanoviq, raporton Vijesti.

Putin pati thënë se miliarda dollarët e fituar në Rusi, duhet të investohen në vend, dhe jo në projekte jashtë.

Ismailov përfundimisht pati ikur nga Rusia dhe pronat e tij atje u konfiskuan./REL

Maqedoni43 minutes ago

Trençevska: 180 mijë punëtorë nën pragun e varfërisë, Mickoski refuzoi pagën minimale prej 600 eurosh

Shqipëri1 hour ago

Tragjedi në sport, 17-vjeçarja humb jetën pasi u godit në kokë gjatë ndeshjes

Lajme2 hours ago

Nasim Haradinaj i ashpër me Përparim Grudën: Ti e Çlirimi na e prezantuat si perlë drejtësie, të hartuar nga soji yt jurist!

Lajme2 hours ago

Sali: Reformat evropiane duhet të lidhen me nevojat e përditshme të qytetarëve

Maqedoni3 hours ago

Agim Islami me shëndet të rënduar! Dauti kërkon trajtim më serioz, druhet nga përsëritja e rastit të Rexhail Qerimit

Kosovë3 hours ago

Gruda për Ligjin e Speciales: S’ka asnjë gabim, qëndroj prapa çdo shkronje të tij

Maqedoni3 hours ago

Gjykatat në krizë të thellë, gjyqtarët alarmojnë: Reformat mbetën vetëm në letër

Shqipëri3 hours ago

Raporti/ Në 9 muaj Doganat humbën 63.4 milionë euro nga kursi i këmbimit, çmimi i lartë i karburantit rriti të ardhurat!

Lajme4 hours ago

Daut Memishi viziton stadiumin e Nerashtit, Komuna e Tearcës do të mbështesë projektin

Lajme4 hours ago

Lehtësohen procedurat për viza në Arabinë Saudite për qytetarët e Maqedonisë së Veriut

Kosovë4 hours ago

Avokati Bajraktari shpjegon procedurat pas kthimit në Kuvend të Ligjit për Specialen

Shqipëri6 hours ago

Pasi heshtën për djegien e Gjykatave dhe institucioneve, prokurorët reagojnë pas deklaratave të Ballës: Aludimet për lidhje politike, rrezikojnë të cenojnë pavarësinë

NA NDIQ NË FACEBOOK