Sport
Ishim në presion, na nevoitej kjo fitore

Drita e ka mposhtur Feronikelin me rezultat 2-0,në kuadër të javës së 10-të në Superligën e Kosovës.
Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu, ka folur pas ndeshjes ku tha se kanë qenë në presion gjatë pjesës së parë kundër Feronikelit, njofton Klankosova.tv.
“Realisht në pjesë e parë ka qenë presioni i lartë te futbollistët, u mundova që t’i motivojë lojtarët që të vijmë te goli”, ka thënë Nuhiu.
Tutje, Nuhiu për pjesën e dytë tha se na takoi e gjitha neve.
“Kishim nevojë për një fitore për vazhdimin e kampionatit, pastaj krejtësisht një pjesë e dytë e cila na takoi në çdo aspekt, ku shënuam dy herë, dhe erdhi ajo qetësia pastaj, dua t’i përgëzoje futbollistet për angazhimin luftën që kanë bërë dhe dëshirën për të fituar ndeshjen”, ka thënë Nuhiu.
“Mendoj se kemi pasur nevojë për një fitore, kishim bërë lojën por jo rezultatet, se sa luan Drita mirë, tregon që nuk po rrezikohemi”.






















