Lajme
Investime të bujshme/ Edhe Studeniçani do të bëhet me ski qendër luksoze (VIDEO)

Në Maqedoni do të ndërtohen tri ski qendra të reja luksoze me të gjitha standardat botërore edhe atë në Jabllanicë, afër Strugës dhe Vevçanit, një afër Krushevës dhe Makedonski Brodit si dhe një afër Sopishtës dhe Studeniçanit. Në një konferencë për shtyp, drejtori i Agjencisë për investime të huaja dhe promovim të eksportit, Dejan Pavleski, së bashku me Daniele Costantinin, konsulent, ekspert nga Italia promuvan këto investime të bujshme.
Ajo që është e rëndësishme është se një nga ski qendra e promovuara do të ndërtohet në Studeniçan ku falë përpjekjeve maksimale të zv drejtorit shqiptar të agjencisë Sami Rushidi dhe kryetarit aktual të komunës, Azem Sadiku që përpos mirëpritjes së stafit italian ka dhënë kontribut edhe në aspektin logjisitik që një nga këto qendra të ndërtohet në komunën e Studeniçanit.

Qëllimi i këtij projekti, do ta stimulojë turizimin dhe të japë një shtysë të fortë për zhvillimin e ekeonomisë. Përpos ndikimit në zbutjen e papunësisë sigurisht që pritet edhe ta gjallëroj këtë pjesë të banuar kryesisht me shqiptar.
Vlerësimet paraprake janë se ky projekt do të kushtonte nga 700 deri në 800 milionë euro dhe përfshin ndërtimin e tre fshatrave të rinj turistikë në këto tre lokacione, të cilat do të përmbajnë gjithsej 16 hotele luksoze me katër dhe pesë yje, restorante dhe rreth 130 shtëpi vikendi me kapacitet mbi pesë mijë shtretër.


Nga agjencia për investime të huaja thanë se në mënyrë intenzive do të punojnë për gjetjen e sa më të shpejt të financuesve, ndërsa veçmë kontkatet e para me investitorë të huaj janë bërë./ZYRTARE.net/
















