Lajme
Idri Istrefin merr mbështetje në Tatesh të Epërm

Kandidati i ASH-AAA në Strugë, Idri Istrefi ka takuar banorët e Tateshit të Epërm ku u mirëprit me mbështetje të madhe nga ato.
“Shkuam me ndërgjegje të pastër sepse kemi punuar ndër vite për këtë vendbanim. Të flasësh për ujë të pijshëm dhe kanalizime, që mungojnë në shekullin 21, ësthë e turpshme dhe nuk e di me çfarë guximi, ata që 12 vite kanë qenë në pushtet, kërkojnë nga Tateshi votëbesim. Shkova si nip Tateshi, dhe mora energjitë më të mira për të çuar deri në fund, pastër , rrugën që kemi nisur. Faleminderit Tatesh!”, theksoi Istrefi.
















