Lajme
Idri Istrefi në rrugën e Misleshovës: Struga jo monopol për disa familje dhe biznese

Postim i plotë i kandidatit të ASH/AA në Strugë
Në Rrugën e Misleshovës
Shkuam për t’I takuar qytetarët e kësaj pjese të qytetit. Premtuam që çdo zonë, çdo vendbanim në qytet do të trajtohet në mënyrë të barabartë në aspektin e investimeve dhe zhvillimit, dhe jo r të zgjedhen zona të caktuara në interes të individëve të veçantë.
Ne premtuam se do të vazhdojmë të jemi të sinqertë dhe me duar të pastra. Ne do të punojmë me faqe të bardhë. Nuk kemi zgjidhje tjetër. Struga është shtëpia jonë. Struga nuk mund të jetë një monopol për disa familje dhe biznese, por për të gjithë qytetarët, për të gjithë ata që do ta vizitojnë një herë në jetë qoftë edhe si turistë.
Faleminderit nga zemra!



















