Sport
Ibrahimoviq pritet të rikthehet në stërvitje këtë javë

Sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimoviq pritet të rikthehet në stërvitje me grupin deri të enjten dhe thuhet se synon të kthehet kundër Portos në Ligën e Kampionëve.
Veterani i Rossonerëve, i cili mbushi 40 vjeç në fillim të muajit, po punon për t’u kthyer nga një dëmtim i Akilit.
Tuttosport beson se ai do të kthehet në stërvitje mes të mërkurës dhe të enjtes, pasi ai vazhdoi punën e tij personale dje, shkruan footballitalia, transmeton Klankosova.tv.
Gazeta raporton se ai mund të thirret për ndeshjen kundër Hellas Verona pas pushimit ndërkombëtar, por se suedezi po synon një kthim kundër Portos në ndeshjen e tretë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.
Ibrahimovic ka luajtur vetëm një herë në Serie A këtë sezon, duke shënuar në fitoren 2-0 kundër Lazios më 12 shtator.
Ai u kthye nga një dëmtim në gju kundër Lazios, por më pas pësoi një dëmtim të Akilit.






















