Connect with us

Lajme

Ibrahimi: Thaçi ja ka huq disa herë, nuk i zihet besë deklaratave të tij

Publikuar

Zeqirija Ibrahimi nga Alternativa deklaratat e Menduh Thaçi i konsideron si përpjekje për të krijuar përçarje në koalicion.

Ai madje shtoi se menjëherë pas raundit të dytë, do të fillojnë bisedimet për shumicë të re parlamentare.

 “Në qoftë se është i vërtetë fakti që ai është më i informuari i bie se plot herë në jetë e ka huq ai njeri. Ju çdoherë duhet t’i merrni me shumë rezervë gjërat që ai thotë. Janë gjëra në kuadër të fushatës parazgjedhore për të futur përçarje në kuadër të koalicionit. Janë të parëndësishme dhe krejt relative koalicioni ynë të funksionon në mënyrë më të mirë dhe ne shpresojmë që prej të hënës të fillojmë të punojmë për shumicën e re”, deklaroi Zeqirija Ibrahimi nga Alternativa, transmeton TV21.

NA NDIQ NË FACEBOOK